Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, prek shifrën 73.7%

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë dymujorit të parë të këtij viti, shënoi rritje me 73.7 %, duke arritur 686.536, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit, numri i të huajve që kanë deklaruar…

Lajme

24/03/2023 23:32

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë dymujorit të parë të këtij viti, shënoi rritje me 73.7 %, duke arritur 686.536, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit, numri i të huajve që kanë deklaruar se vizitojnë Shqipërinë për pushime, vizitë tek të afërm, etj., gjatë 2-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rrit me 54,3 %, duke arritur në 630 mijë, ndërsa për qëllime biznesi dhe profesionale udhëtuan drejt vendit tonë 31 271 shtetas të huaj.

Në këtë periudhë (janar-shkurt 2023), rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 666 314 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 13 301 dhe 2 671 shtetas./ATSh/