Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21. Edhe gjashtë persona konsiderohen ende të zhdukur, raportoi byroja për emergjenca e Kinës, raporton REL. Reshjet e shiut në fshatin malor të Veizipingut, në provincën Shanxi, shkaktuan rrëshqitje të mëdha të…

Bota

13/08/2023 22:34

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21.

Edhe gjashtë persona konsiderohen ende të zhdukur, raportoi byroja për emergjenca e Kinës, raporton REL.

Reshjet e shiut në fshatin malor të Veizipingut, në provincën Shanxi, shkaktuan rrëshqitje të mëdha të dheut të premten, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe ura.

Radioja shtetërore më herët raportoi se në këtë zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Qindra ushtarë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Javëve të fundit, Kina është përballur me vërshim vdekjeprurëse, përderisa dhjetëra persona kanë vdekur gjatë stuhive që kanë goditur pjesën veriore të shtetit.