Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri
Banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve po vazhdojnë të evakuohen pas vërshimeve të ujit. Mediat lokale atje raportojnë se është rritur niveli i ujit në lumin Ibër. Zjarrfikësit u panë duke evakuuar banorët me barka. Siç shkruan Mitropol, deri tash janë evakuuar 10 persona.



