Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë

Fundi i dhjetorit po e përballë pikën kufitare të Shqipërisë në Morinë me një fluks të lartë të njerëzve.   Top Channel shkruan se vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë njerëz.   Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9,573 shtetas me 3,719 automjete. Ndërsa në dalje 15,495 …

Lajme

28/12/2024 15:25

Fundi i dhjetorit po e përballë pikën kufitare të Shqipërisë në Morinë me një fluks të lartë të njerëzve.

 

Top Channel shkruan se vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë njerëz.

 

Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9,573 shtetas me 3,719 automjete. Ndërsa në dalje 15,495  shtetas me 4,787 automjete.

 

“Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar. Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës”.

 

“Shumë qytetar si nga Kosova por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e festave ti kalojnë duke vizituar vendet turistike. Lëvizja gjatë festave rritet edhe për arsye se shumë emigrant vinë nga vendet e Evropës ku edhe punojnë për të kaluar pushimet në vendlindje me të afërmit”, thuhet në artikullin e Tch.