Rritet çmimi i naftës, publikohen tarifat e reja nga MINT
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të tregtohet deri në 1.42 euro, që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën e kaluar, kur çmimi maksimal ishte 1.41…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të tregtohet deri në 1.42 euro, që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën e kaluar, kur çmimi maksimal ishte 1.41 euro për litër, raporton lajmi.net
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.36 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të shitet me çmim maksimal prej 0.63 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për 24 orë, në përputhje me vendimin e ministrisë për përcaktimin e çmimeve tavan të derivateve./Lajmi.net/
