Rritet çmimi i cigareve në Kosovë

Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit.

Lajme

01/12/2021 12:11

Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Në marketet e vendit, cigaret e të gjitha llojeve të firmës “Winston” tanimë do të jenë më të shtrenjta për 10 centë.

Ndërkohë nuk dihet nëse rritje do të ketë edhe në llojet tjera të këtij produkti. /Lajmi.net/