​Rriten shpenzimet e Qeverisë, për tre muaj u hargjuan 1134.0 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024, ku shihet se gjatë këtyre muajve u shpenzuan 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në muajt e njëjtë të vitit 2023, ishin 1062.2 milionë euro. Sipas ASK-së, ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj…

Lajme

03/03/2025 17:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024, ku shihet se gjatë këtyre muajve u shpenzuan 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në muajt e njëjtë të vitit 2023, ishin 1062.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Rriten të hyrat e Qeverisë në TM4 2024 krahasuar me TM4 2023. Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milionë euro. Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, aktivet dhe detyrimet financiare 12%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, formimi i kapitalit bruto 22%, kompensimi i punëtorëve me 18%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njofitm.

Lajme të fundit