Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.69 euro për litër, duke shënuar një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.69 euro për litër, duke shënuar një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.68 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Rritja e çmimit të dizelit po vazhdon prej disa ditësh radhazi, duke reflektuar trendin e fundit të shtrenjtimit të derivateve në tregun vendor.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet e derivateve mund t’i drejtohen Ministrisë përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.
