Rriten pritjet në kufi, deri në një orë vonesa në Dheun e Bardhë

Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, duke shkaktuar pritje më të gjata për udhëtarët, veçanërisht në mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 21:34, pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet ngarkesën më të madhe. Udhëtarët po presin deri…

Lajme

18/07/2026 22:47

Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, duke shkaktuar pritje më të gjata për udhëtarët, veçanërisht në mbrëmjen e së shtunës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 21:34, pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet ngarkesën më të madhe. Udhëtarët po presin deri në 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat e automjeteve kanë arritur në rreth 300 metra në të dy drejtimet, transmeton lajmi.net.

Pritje më të gjata janë regjistruar edhe në Jarinjë, ku hyrja në Kosovë zgjat nga 40 deri në 50 minuta, me kolonë rreth 150 metra, ndërsa në dalje qarkullimi zhvillohet pa vonesa të mëdha.

Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 20 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej rreth 50 metrash. Ndërkaq, në Bërnjak dhe Merdarë, hyrja në Kosovë zgjat nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Muçibabën, Mutivodën, Glloboçicën dhe Stançiqin, qarkullimi po zhvillohet normalisht. Pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

Sa u përket automjeteve të transportit të mallrave, në të gjitha pikat kufitare nuk raportohet për vonesa apo kolona, ndërsa pritjet mbeten minimale, nga 3 deri në 5 minuta./lajmi.net/