Rriten pagat e punëtorëve të KEDS-it (KESCO)

Falë vullnetit të dyanshëm për të bërë ndryshime pozitive dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjithë punëtorëve në KEDS dhe KESCO, pas një procesi të ndërmjetësimit dhe të negociatave, zyrtarët e menaxhmentit të KEDS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Punëtorëve “Elektrokosova” për ngritjen e pagave.

Lajme

20/01/2015 17:11

Marrëveshja për rritje të pagave u nënshkrua pas respektimit të të gjitha rregullave dhe procedurave të parapara me kornizën ligjore në Republikën e Kosovës.

“Pas një procesi të ndërmjetësimit, ashtu edhe siç është e paraparë me ligj, u arrit marrëveshja për ngritje të pagave të punëtorëve. Kjo ngritje e pagave nuk do të reflektojë në tarifat aktuale të energjisë, por do të mbulohet financiarisht nga KEDS dhe KESCO”, njofton KEDS me anë të një komunikate.

Fehmi Pajaziti, kryetar i SPPE, thotë se kanë insistuar për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe kanë hasur në mirëkuptim nga menaxhmenti i KEDS-it.