Rriten kontrollet për qumështin dhe produktet ushqimore, Muja inspekton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka vizituar pikat kufitare në Merdarë dhe Hani i Elezit, për të monitoruar zbatimin e kontrolleve fitosanitare dhe veterinare. Gjatë vizitës është theksuar forcimi i masave për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe…

Lajme

06/05/2026 17:32

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka vizituar pikat kufitare në Merdarë dhe Hani i Elezit, për të monitoruar zbatimin e kontrolleve fitosanitare dhe veterinare.

Gjatë vizitës është theksuar forcimi i masave për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe produkteve ushqimore, përfshirë kontrolle më të rrepta dhe analiza laboratorike për produktet që hyjnë në Kosovë.

Po ashtu, ministri është njoftuar për zbatimin e masave të reja që përfshijnë edhe vendosjen e akcizës për qumështin pluhur dhe produktet me vaj palme.

Muja ka thënë se këto masa janë të domosdoshme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe prodhuesve vendorë, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha pikat kufitare.

“Këto masa janë të domosdoshme dhe janë në interes të mbrojtjes së konsumatorit, garantimit të cilësisë dhe mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ekonomive familjare”, theksoi Ministri Muja, duke shtuar se do të vazhdojnë me kontrolle të shtuara në të gjitha pikat hyrëse, në mënyrë që çdo produkt që hyn në tregun vendorë të jetë në përputhje me standardet e përcaktuara.