Rrit flokët për dy vite, që t’ia dhurojë fëmijëve me kancer (Foto/Video)
Tetë vjeçari Thomas Moore nuk është si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur nëna e tij ishte duke e parë një video në Facebook për një vajzë që kishte humbur flokët në luftën kundër kancerit, ai vendosi që të bëjë diçka për këtë. Ai i rriti flokët e tij që të bënte parukë.
Fun
Thomas i rriti flokët e tij për plot dy vite dhe bëri tre paruka të bukura me të cilat solli buzëqeshje dhe shpresë tek fëmijët me kancer.
Historia e tij u shfaq nga halla e tij, Amber Lynne në Twitter dhe video më pas qarkulloi shumë, transmeton lajmi.net.
”Nipi im rriti flokët e tij për dy vite që t’i dhurojë për fëmijët me kancer” kishte shkruar në twitter Amber.
Videoja u shpërnda më shumë se 61 mijë herë dhe kishte marrë më shumë se 120 mijë pëlqime. /Lajmi.net/




