Rrihte familjen dhe gruan vazhdimisht, prizrenasi arrestohet nga Policia

Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën “Ismail Qemaili”-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë.

Lajme

07/12/2021 08:37

Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se i dyshuari përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë.

Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshuari S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë.

Rasti është nën hetime.