Rrihet një person në Prishtinë, bëhet për spital – Policia arreston njërin nga të dyshuarit, tjetri është në kërkim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 korrikut në Prishtinë. Sipas Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 00:50, ku një mashkull është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, transmeton lajmi.net. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe…

Lajme

10/07/2026 09:20

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 korrikut në Prishtinë.

Sipas Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 00:50, ku një mashkull është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, transmeton lajmi.net.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prishtinë  09.07.2026 – 00:50. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim./lajmi.net/