Rrihet keq nga dy persona në Shtime, përfundon në spital
Një person në Shtime dje e pësoi keq nga dy të dyshuar.

Lajme
Viktima në polici ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të tjerë, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/