Rrihet i mituri nga disa nxënës të një shkolle në Prishtinë

Një i mitur është rrahur nga një disa nxënës të një shkolle në Prishtinë. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur  se rastin e ka raportuar babai i viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq ende nuk ka persona të arrestuar. “Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 18.11.2024, 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i…

Lajme

19/11/2024 09:44

Një i mitur është rrahur nga një disa nxënës të një shkolle në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur  se rastin e ka raportuar babai i viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq ende nuk ka persona të arrestuar.

“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 18.11.2024, 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.” njofton policia./Lajmi.net/