Rrihen mes vete tre persona në Suharekë, njëri nga ta pësoi lëndime të rënda
Një rrahje mes tre personash ka ndodhur dje në mbrëmje në Suharekë. Njëri nga të përfshirët në rast ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Siç ka njoftuar Policia, me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Rr.…

Lajme
Një rrahje mes tre personash ka ndodhur dje në mbrëmje në Suharekë.
Njëri nga të përfshirët në rast ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë.
Siç ka njoftuar Policia, me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 123, Suharekë 15.07.2025-21:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/