Rrihen mes vete shtatë persona në Gaçkë të Ferizajt, dy nga ta theren me thikë
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:55 në fshatin Gaçkë të Ferizajit. Në këtë rrahje, janë përfshirë shtatë persona, pesë prej të cilëve ishin të mitur, shkruan lajmi.net. Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime nga thika dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pesë të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë liruar në…
Lajme
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:55 në fshatin Gaçkë të Ferizajit.
Në këtë rrahje, janë përfshirë shtatë persona, pesë prej të cilëve ishin të mitur, shkruan lajmi.net.
Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime nga thika dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pesë të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Dy të dyshuar të mitur, janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gaçkë, Ferizaj 20.01.2026, 22:55. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur. Dy nga të dyshuarit kanë marr lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë) dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të mitur janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/