Rrihen mes vete familjarët në Gjakovë- policia u gjen armë e fishekë

Një zënkë mes familjarëve është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është bërë kontroll, ku  janë gjetur dhe konfiskuar: një…

Lajme

12/06/2025 09:08

Një zënkë mes familjarëve është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor.

Në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është bërë kontroll, ku  janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë e gjuetisë me 16 copë fishekë dhe 28 fishekë tjerë të dy kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/