Rrihen dy persona në Peqan të Suharekës, njëri nga ta tentoi të sulmoj me sopatë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Peqan të Suharekës. Për rastin janë arrestuar dy të dyshuar A..G (viti i lindjes 1956) dhe B..G (viti i lindjes 1990), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarëve njeri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat…

Lajme

01/07/2024 11:28

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Peqan të Suharekës.

Për rastin janë arrestuar dy të dyshuar A..G (viti i lindjes 1956) dhe B..G (viti i lindjes 1990), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarëve njeri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat dhe ta sulmoj.

“Sektori i hetimeve të Stacionit Policor ne Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon A G, edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë::
• Një pistoletë kalibër 7.62 mm ,
• Një fishek te kalibrit 7.62 dhe
• Një karikator”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë Familjare “ ,‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Njoftimi i plotë: