Rrëzohet Qeveria franceze

Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tri muaj pasi ai mori pushtetin. Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është thelluar kriza politike në Francë. Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, është para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vjetët e fundit. Para votimit, në një intervistë televizive…

Bota

04/12/2024 20:56

Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tri muaj pasi ai mori pushtetin.

Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është thelluar kriza politike në Francë.

Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, është para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vjetët e fundit.

Para votimit, në një intervistë televizive të martën, Barnier kishte deklaruar se ende besonte që Qeveria e tij mund t’i mbijetojë mosbesimit.

Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e bëri të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.

Majtistët dhe djathtistët së bashku kishin vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.

Para nisjes së debatit për rrëzimin e Qeverisë, e pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”.

E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.

Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.

Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters. /REL