Rrëzohet një vinç në qendër të Podujevës (Foto)
Një vinç me përmasa më të mëdha se shtatë kate banesore është rrëzuar sot në qendër të qytetit të Podujevës.

Lajme
Ky vinç i cili përdorej për ndërtimin e një objekti banesor në rrugën “Skënderbeu”, është rrëzuar sot rreth orës 13: 30 minuta, raporton Llapi.info.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar. Të paktën kështu ka thënë mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.