Rrëzohet një shtyllë elektrike në dalje të Prishtinës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Një shtyllë elektrike është rrëzuar në dalje të Prishtinës, duke shkaktuar pengesa në komunikacion dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shtylla ka përfunduar në afërsi të rrugës, ndërsa në zonë janë krijuar kolona të automjeteve dhe lëvizja po zhvillohet me vështirësi. Ende nuk dihen shkaqet që kanë…
Lajme
Një shtyllë elektrike është rrëzuar në dalje të Prishtinës, duke shkaktuar pengesa në komunikacion dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shtylla ka përfunduar në afërsi të rrugës, ndërsa në zonë janë krijuar kolona të automjeteve dhe lëvizja po zhvillohet me vështirësi.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rrëzimin e shtyllës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
