Rrëzohet një lis afër tregut të gjelbër në Prishtinë
Një lis është rrëzuar në afërsi të tregut të gjelbër në Prishtinë. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe nga zjarrfikësit tanimë po merren me rastin./Lajmi.net/
