Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj
Komisioni i Ligjeve, me nëntë votat e mazhorancës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Raporti i Komisionit të Ligjeve do ti dërgohet seancës plenare, përcjell A2 CNN. Gjatë fjalës së tij në Komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, renditi disa nga shkeljet që sipas tij,…
 
                        Lajme
Komisioni i Ligjeve, me nëntë votat e mazhorancës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Raporti i Komisionit të Ligjeve do ti dërgohet seancës plenare, përcjell A2 CNN.
Gjatë fjalës së tij në Komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, renditi disa nga shkeljet që sipas tij, Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai tha se dekreti për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ishte anti-kushtetues dhe Presidenti sipas Gjonit, ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor dhe ka shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.
 
                                                       
                                                       
                                                       
                                                          