Rrëzohet helikopteri ushtarak në Meksikë, vdesin pesë persona

Një helikopter ushtarak është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni në Meksikë, e që si pasojë u rrëzua në tokë, duke lënë të vdekur pesë anëtarë të bordit.

Bota

25/05/2019 23:49

Helikopteri MI-17 u rrëzua rreth 90 kilometra larg qytetit Jalpan de Sierra, ku edhe po ndihmonte që ta shuante zjarrin që kishte kapluar malet.

Arsyet e rrëzimit ende nuk janë bërë të qarta. Një skuadër e kërkimit gjeti disa pjesë të helikopterit gjatë mëngjesit, raporton Euronews, transmeton Express.

Zyrtarët, duke përfshirë edhe presidentin e Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador, mbajtën një minutë heshtje në mbrëmje, si kujtim për personat që humbën jetën.

Personat e vdekur u gjetën në mal gjatë ditës së sotme. Të vdekurit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.