Rrëzohet edhe një helikopter në Rusi, gjashtë të vdekur

Helikopteri Mil Mi-8 është rrëzuar në Lindjen e Largët në Rusi, duke lënë të paktën gjashtë persona të vdekur, njoftojnë mediet ruse.

Bota

15/08/2015 15:33

Gjatë kohës sa ka ndodhur incidenti, në bord ndodheshin 13 pasagjerë, raporton agjencia e lajmeve Tass, transmeton Indeksonline.

Helikopteri ishte nisur për në Moskë, por pasi ishte humbur komunikimi me helikopterin një aeroplan dhe një helikopter tjetër ishin vënë në kërim të tij. Më pas ai është gjetur i rrëzuar në territorin e Khabarovsk