​Rrëzohen dy helikopterë në Finlandë

Dy helikopterë civilë u përplasën dhe u rrëzuan në provincën perëndimore finlandeze Satakunta, raportoi media finlandeze Yle, duke cituar shërbimin lokal të shpëtimit. Ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00 të mesditës me orën lokale. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur me shpejtësi ekspertët e shërbimit të shpëtimit dhe efektivët e policisë, raporton KosovaPress. Helikopterët u…

Bota

17/05/2025 16:53

Dy helikopterë civilë u përplasën dhe u rrëzuan në provincën perëndimore finlandeze Satakunta, raportoi media finlandeze Yle, duke cituar shërbimin lokal të shpëtimit.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00 të mesditës me orën lokale. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur me shpejtësi ekspertët e shërbimit të shpëtimit dhe efektivët e policisë, raporton KosovaPress.

Helikopterët u rrëzuan pas një përplasjeje në ajër pranë Eura, sipas dëshmitarëve okularë dhe Departamentit të Shpëtimit Satakunta.

Një dëshmitar okular përshkroi një “shpërthim të fortë” ndërsa një helikopter bëri një lëvizje të papritur dhe u përplas.

“Autoritetet gjetën dy helikopterë të rrëzuar në zonë. Operacionet e zjarrfikësve dhe shpëtimit janë duke vazhduar. Shërbimi i shpëtimit nuk komentoi informacione për viktima të mundshme,” tha Yle.

Departamenti i Policisë së Finlandës Jugperëndimore ka njoftuar se ka nisur një hetim.

U konstatua se helikopterët po fluturonin në të njëjtën rrugë nga Talini në aeroportin Piikajärvi në Kokemäki.

Në një helikopter ndodheshin dy pasagjerë dhe në tjetrin tre. Punonjësit e policisë përcaktojnë identitetin e shtetasve.