Rrëzimi i avionit në Iran, Pacolli ngushëllon Kanadanë për viktimat

Reagimet e para kanë ardhur nga Kosova për rrëzimin e një aeroplani në zonën e territorit të shtetit të Iranit.

Lajme

08/01/2020 11:48

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar viktimat nga Kanadaja që vdiqën në këtë fatkeqësi, shkruan lajmi.net.

Në të njëjtin aksident ajror, vdiqën të paktën 176 persona.

“Në emër të popullit të Kosovës u shpreh ngushëllime të sinqerta popullit të Kanadasë, të afërmëve dhe familjarëve të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit ukranas afër kryeqytetit iranian, ku u vranë 176 persona”, ka shkruajtur Pacolli në Tëitter. /Lajmi.net/