Rreziku shëndetësor që i kanoset tifozëve të zjarrtë të futbollit
Tifozët e futbollit përjetojnë nivele aq të larta stresi, saqë e vendosin veten përballë rrezikut të një sulmi në zemër. Të paktën, kështu po pretendon Universiteti i Oksfordit.
Lifestyle
Universiteti në fjalë-it mori si mostër studimi tifozët brazilianë, duke u marrë pështymën, gjatë humbjes historike nga Gjermania në vitin 2014, në eventin e Kupës së Botës.
Studiuesit zbuluan se gjatë humbjes 7-1 në gjysmëfinale niveli i kortizolit ishte rritur. Një rritje e tillë nënkupton rritje tensioni dhe tendosje zemrë, transmeton lajmi.net.
“Tifozët, të cilët janë shumë të dhënë pas ekipit të tyre, që do të thotë se kanë idenë sikur ndihen si një prej lojtarëve të skuadrës, përjetojnë stresin më të madh fiziologjik kur shikojnë ndeshjen”, tha doktoresha Martha Newson, kërkuese në Universitetin e Oxford-it.
Niveli i lartë i kortizolit në gjak mund të ngushtojë venat e gjakut, të rrisë tensionin dhe të dëmtojë një zemër që ka probleme.
Studiuesit kanë zbuluar se ndeshjet më stresuese për tifozët janë ato të gjysmëfinaleve. /Lajmi.net/