Rreziku për Diabet nga antidepresantët

Ilaçet kundër depresionit mund të rrisin rrezikun për Diabet të Tipit 2, deri në 60 për qind, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

26/09/2013 13:19

Ilaçet kundër depresionit janë një nga drogat më të përdorura zakonisht në Amerikë, me pothuajse 1 në 10 njerëz, të cilët i marrin ato çdo ditë. Por, mjekët duhet të jenë më të kujdesshëm në dhënien e recetave, sepse ato mund ta rrisni rrezikun e Diabetit të Tipit 2, deri në 60 për qind, sipas një studimi të ri të botuar nga gazeta  Diabet Care, edhe pse ekspertët thonë se përfitimet nga këto barna peshojnë më shumë rrezik.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 22 studime, që përfshinte më shumë se 1 milion pacientë, dhe zbuluan se ata që përdorin antidepresantë – janë në një rritje të rrezikut të Diabetit të Tipit 2. Megjithëse, arsyeja për rritjen e rrezikut është e paqartë, studiuesit thonë se gjetjet duhet të merren parasysh kur bëhen përshkrimet e recetave të këtyre ilaçeve.

“Hulumtimi ynë tregon se kur keni marrë me vete të gjithë faktorët klasikë të rrezikut të Diabetit Tip 2 – shtim peshe, jetesës, etj – ka diçka në lidhje me ilaçet kundër depresionit që duket të jetë një faktor i pavarur rreziku”, thotë Katharine Barnard, autor i studimit dhe psikolog shëndetësor në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.

Por, Scott Drab, një specialist diabeti dhe profesor i farmacisë dhe terapisë në Universitetin e Pittsburgh School of Pharmacy, thotë se mjekët kanë qenë duke marrë rrezikun në konsideratë për vite, por është e paqartë nëse ilaçet kundër depresionit kanë shkaktuar diabet ose anasjelltas.

“Kjo lidhje nuk është e re”, thotë Dr Drab.

“Problemi është se ne nuk e dimë me siguri se çfarë është mekanizmi që shkakton rritjen e rrezikut. Njerëzit me diabet kanë tendencë të kenë norma të larta depresioni, kështu që pyetja është: a jemi duke e trajtuar diabetin tek njerëzit që nuk e dinë se kanë diabet?”

Joel Zonszein, Drejtor i Qendrës Klinike Diabetit në Spitalin Montefiore në New York City, ka thënë se nuk ka një lidhje mes diabetit dhe ilaçeve kundër depresionit, por është larg nga një lidhje shkakësore.

“Kjo është një situatë e pulës dhe vezës”, thotë Dr Zonszein.

“Ne nuk e dimë nëse depresioni ose sheqeri i lartë në gjak vjen i pari. Nuk ka asnjë provë të vërtetë të shkakut”.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë që mjekët nuk duhet të marrin në konsideratë rrezikun kur bëjnë përshkrimin e recetave.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përdorimin e ilaçeve kundër depresionit. Kemi nevojë për t’i monitoruar këta pacientë. Edhe para recetës së dhënë, psikiatri duhet  të urdhërojë një test gjaku dhe të shikojë rrezikun për diabet tek pacienti”.

“Mjekët duhet të shohin në të gjitha faktorët e rrezikut dhe të vendosin nëse pacientët kanë vërtet nevojë për mjekim.”

Drab është dakord dhe pranoi se në shumicën e rasteve, përfitimet e ilaçeve kundër depresionit peshojnë më shumë se rreziku i diabetit.

“Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun, por është e rëndësishme të mbahet në mend se depresioni është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Shpesh merr disa përpjekje me droga të ndryshme. Unë nuk do të kisha dëshirë ta shikoja dikë duke mos u kuruar nga depresioni, sepse doktorët janë shumë të vetëdijshëm për këtë rrezik”.