Rreziku nr. 1 që po shkakton komplikimin e simptomave COVID-19 tek të moshuarit

Studimi i Universitetit të Nju-Jorkut konstaton që obeziteti është rreziku numër një për arritjen e komplikimeve dhe hospitalizimit për shkak të koronavirusit te njerëzit mbi 65 vjeç, paralajmërojnë hulumtuesit.

Lifestyle

16/04/2020 16:14

Njerëzit obezë të moshuar kanë shanse më të mëdha që të hospitalizohen për shkak të komplikimeve të cilat i shkakton koronavirusi, madje edhe më shumë shanse se pacientët e sëmurë nga kanceri apo me probleme të mushkërive, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Universiteti i Nju-Jorkut ka vëzhguar më shumë se tetë mijë pacientë dhe ka zbuluar që njerëzit mbi moshën 65 vjeç me BMI (indeksi i masës trupore) mbi 30 janë të rrezikuar më së shumti nga vdekja.

Hulumtuesit kanë zbuluar që madje 46 për qind e të gjithë pacientëve të cilët janë shtrirë në spital me koronavirus kanë qenë mbi 65 vjeç.

Shkencëtarët kanë theksuar që mosha përfundimisht është faktori më i madh i rrezikut për t’u hospitalizuar, ndërkaq gjendja shëndetësore e cila më së shpeshti ka qenë e lidhur me seriozitetin e sëmundjes është obeziteti.

Hulumtimi ka konstatuar veçanërisht që pacientët më të rinj se 60 vjeç ka qenë probabiliteti më i madh që do t’u duhet shërimi spitalor apo ventilimi artificial nëse janë obezë.