Rreziku nga veshja e xhinseve të ngushta

Të veshësh xhinse të ngushta mund të jetë një rrezik për shëndetin, thonë hulumtuesit.

Lifestyle

23/06/2015 14:12

Pasi kishte veshur xhinse të ngushta për orë të tëra ndërsa po zbrazëte dollapët e kuzhinës, një grua në SHBA kishte pësuar dhe kishte kaluar katër ditë në spital.

“Kur ajo arriti, ajo kishte ënjtje masive dhe të rënda në bel, dhe ne nuk ishim në gjendje që të nxjerrim xhinset e saja, pa i prerë ato,” tha Thomas Kimber, një profesor.

“Ajo nuk mund të lëvizte këmbët e saj apo gishtat, dhe kishte humbur ndjenjat në këmbë dhe shputa,” shton ai.

Doktorët në spitalin e Adelaides gjetën se ajo kishte dëmtuar muskujt dhe fibrat nervore në këmbët e saj, si pasojë e presionit të xhinseve të ngushta gjatë zgjatjes së saj, transmeton Lajmi.net.

Furnizimi me gjak ishte reduktuar në muskujt e saj të këmbës, duke shkaktuar që ata të bymehen dhe nervat të shtrëngohen.

Duke e përshkruar rastin si një “paralajmërim për xhinset e ngushta”, profesori Kimber tha se njerëzit të cilët veshin xhinse të ngushta duhet t’u shmangen zgjatjeve për periudha të gjata ose të veshin diçka më të lirshme ose me elasticitet.

Gruaja 35-vjeçare kaloi orë të tëra duke u zgjatur përderisa po bënte punë në shtëpi. Xhinset e saj të ngushta u bënë gjithnjë e më të ngushtë dhe të pakëndshme, por ajo duket se nuk mendoi shumë për këtë dhe doli për një ecje, transmeton Lajmi.net.

“Përderisa ajo po ecte, ajo filloi të kishte probleme në këmbë dhe ajo u bë aq keq sa që përfundimisht ra në tokë dhe nuk ishte në gjendje që të ngrihej përsëri,” tha neurologu.

Askush nuk ishte përreth, ishte natë, dhe ajo kaloi shumë orë e shtrirë në tokë përpara se përfundimisht të zvarritej në anën tjetër të rrugës dhe të kërkonte një taksi për ta dërguar atë në spital.

Është e njohur mirë se zgjatja për periudha të gjata, sidomos nëse keni veshur xhinse të tilla, mund të shkaktojë ngushtim të nervit peroneal i cili është në gju.