Rreziku i vërshimeve, Komuna e Prishtinës merr vendim për anulim të procesit mësimor

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e procesit të mësimit. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Samir Shahini deklaroi se procesi mësimor është anuluar për ditën e sotme, për shkak të rrezikut për vërshime. Sipas tij, ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca…

Lajme

18/11/2025 08:53

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e procesit të mësimit.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Samir Shahini deklaroi se procesi mësimor është anuluar për ditën e sotme, për shkak të rrezikut për vërshime.

Sipas tij, ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca dhe atë të Shërbimeve Publike.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”./Lajmi.net/