Rrezikon të humbasë mandatin! Paris Guri, deputeti i LDK-së, në vendin e 17

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy figura të njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili dhe Hykmete Bajrami, kishin kryesuar listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Pas tyre, në njëmbëdhjetshën e kandidatëve më të votuar për deputet u renditen:…

Lajme

30/12/2025 14:29

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy figura të njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili dhe Hykmete Bajrami, kishin kryesuar listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Pas tyre, në njëmbëdhjetshën e kandidatëve më të votuar për deputet u renditen: Jehona Lushaku, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Besian Mustafa dhe Paris Guri.

Një befasi e madhe ishte performanca e Paris Gurit, i cili, ndonëse një emër relativisht i ri në politikën kosovare, arriti të sigurojë një numër të konsiderueshëm votash. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK-ja kishte marrë mbi 147 mijë vota (17.67%), duke u renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje (rreth 340 mijë vota) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (184 mijë vota), shkruan lajmi.net.

Por situata ndryshoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku LDK-ja u rendit sërish e treta, por me një përqindje më të ulët dhe humbi 5 deputetë në favor të LVV-së.

Një nga kandidatët të cilit tani i lëkundet pozita është ish-deputeti Paris Guri, i cili aktualisht renditet në vendin e 17. Kjo do të thotë se, nëse rezultati përfundimtar i LDK-së mbetet 15 ulëse, hyrja e tij në Kuvend si deputet në legjislaturën e ardhshme do të jetë e pamundur. Aktualisht, Paris Guri ka 5,355 vota, ndërsa numërimi i votave nga KQZ-ja vazhdon ende, duke lënë mundësi për ndryshime në renditje dhe përfitime të reja për kandidatët e tjerë.

Për momentin, pozita e Paris Gurit mbetet e pasigurt, duke e vendosur ish-deputetin në një skenë të tensionuar politike brenda LDK-së.

Ndryshime ka pasur edhe në treshen kryesore të LDK-së, pasi këtë herë në vend të Doarsa Kica Xhelillit, vendin e tretë e kryeson Ukë Rugova, duke e lënë Kica Xhelillin në vendin e katërt. /Lajmi.net/