Rrezikohet koalicioni LDK-PDK në Pejë (VIDEO)

Çështja e ndërtimit të një xhamie në Vitomiricë të Pejës mund të shkaktojë edhe prishjen e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ne këtë qytet, njofton Klan Kosova.

Lajme

18/08/2015 20:41

Fillimisht Drejtoria e Urbanizmit për këtë objekt fetar nuk lëshoi leje tash e disa muaj, me arsyetimin se investitori nuk i ka plotësuar kushtet.

Por, ndryshe nga drejtori i kësaj drejtorie Sali Lajqi, ka menduar kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Ai ka ndërhyrë vete duke lëshuar një vendim ne te cilin thuhet se kërkesa e investitorit për plotësimin e kushteve është aprovuar, derisa i ka hedh faj vartësit të tij.

I pyetur nga Klan Kosova, Muhaxhiri tha se kjo edhe mund të dërgojë në prishje të koalicionit lokal, mes dy partive.

YouTube player