Rrezik për vërshime, Komuna e Prishtinë aktivizon Shtabin Emergjent

Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në qarkullim rrugor, Komuna e Prishtinës ka aktivizuara Shtabin Emergjent me qëllim të menaxhimit të situatës dhe garantimit të sigurisë publike. Komuna bëri të ditur se për çdo rast emergjente, të raportohet në Qendrën Operative Emergjente në Kryeqytet të telefonohet në…

Lajme

18/11/2025 11:52

Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në qarkullim rrugor, Komuna e Prishtinës ka aktivizuara Shtabin Emergjent me qëllim të menaxhimit të situatës dhe garantimit të sigurisë publike.

Komuna bëri të ditur se për çdo rast emergjente, të raportohet në Qendrën Operative Emergjente në Kryeqytet të telefonohet në numrat: 0800 122 33, 0800 122 44. Institucionet kanë bërë apel te qytetarët që të ndërmarrin masat si më poshtë;

-Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave;

-Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara;

-Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit./Lajmi.net/