“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Kosovës është pikërisht ajo për të cilën ka “paralajmëruar”. Ramadani, në reagimin e tij, ka shtruar pyetjen se ‘’për çfarë skenari po…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Kosovës është pikërisht ajo për të cilën ka “paralajmëruar”.
Ramadani, në reagimin e tij, ka shtruar pyetjen se ‘’për çfarë skenari po paralajmëron’’ Dehari, dhe se, këto lloj formulimesh të VV’së, ‘’janë paralajmërime ogurzeza’’.
Postimi:
Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?
Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë.
Pse?
Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?
Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë.