“…rreth korrupsionit të përbashkuar”, PZAP dënon me 35 mijë euro Kurtin për deklaratën e tij në Drenas
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në vazhdimësi po e përcjell fushatën elektorale të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, e në çdo shkelje të ligjit nga ana e tyre PZAP po iu shqipton dënime. Së fundmi, ndër gjobat më të larta PZAP i ka shqiptuar Lëvizjes Vetëvendosje si shkak i një deklarate nga…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në vazhdimësi po e përcjell fushatën elektorale të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, e në çdo shkelje të ligjit nga ana e tyre PZAP po iu shqipton dënime.
Së fundmi, ndër gjobat më të larta PZAP i ka shqiptuar Lëvizjes Vetëvendosje si shkak i një deklarate nga kryeministri aktual dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti.
35 mijë euro, është gjoba e shqiptuar për VV-në pasi Kurti tha se “jemi duke i hequr qafe” derisa fliste për opozitën, shkruan lajmi.net.
“…jemi duke i hequr qafe, duke i pensionuar, duke i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët, himni i të cilëve nuk është rreth flamurit të përbashkuar, por rreth korrupsionit të përbashkuar, të dashur qytetarë të Drenasit ata i ka bashkuar korrupsioni. Ata po i ndanë e po i përçan paraja e plaçkitur dhe zhvatur nga korrupsioni i tyre i përbashkët. Pra, edhe njëherë korrupsionin e kishin të përbashkët, por paraja po i ndanë e po i përçan prandaj ata që ishin të pabesë janë bërë edhe të pashpresë”, kishte thënë Kurti në Drenas.
Kjo ankesë në PZAP ka shkuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deri më 2 shkurt, vlera totale e gjobave të vendosura nga PZAP ka arritur në 515,000 euro./Lajmi.net/