Në një postim në Facebook, Demi u shpreh se të njëjtit në tri vitet e ardhshme do të paguajnë për t’i kompensuar kursimet e atyre që kanë të drejtë që t’i tërheqin 10 përqind.
“Janë rreth 600 mijë qytetarë në moshë pune që nuk kanë asnjë cent kursime në Trust”.
“E në tre vjetët e ardhshëm këta kanë me paguar për me i kompensuar kursimet e tërhequra atyre 580 mijë personave që kanë kursime deri 9.999 euro”, ka shkruar ai.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust ka filluar sot (e premte).