“Rreth 2,500 euro në muaj”: Gjermania vendos për rritje të pagës minimale, më e larta në BE pas Luksemburgut

Një komision i caktuar nga qeveria gjermane, ka marrë vendim të premten për rritje të pagës minimale në 14.60 euro për orë, deri në vitin 2027. Sipas raportimit të Deutche Welle, rritja do të bëhet me dy faza. Fillimisht nga 12.82 euro do të ngjitet në 13.90 euro/orë në fillim të vitit 2026. E më…

Lajme

27/06/2025 12:18

Një komision i caktuar nga qeveria gjermane, ka marrë vendim të premten për rritje të pagës minimale në 14.60 euro për orë, deri në vitin 2027.

Sipas raportimit të Deutche Welle, rritja do të bëhet me dy faza.

Fillimisht nga 12.82 euro do të ngjitet në 13.90 euro/orë në fillim të vitit 2026. E më pas, do të rritet edhe me 0.70 euro një vit më vonë, duke arritur në 14.60 euro në vitin 2027.

Kjo do të thotë se punëtorët në Gjermani do të përfitojnë rreth 2,500 euro në muaj, çka bën që Gjermania të renditet vendi i dytë në Bashkimin Evropian për pagën minimale më të larë, pas Luksemburgut, ku paga minimale mujore aktualisht është 2,638 euro.

Kujtojmë se veç Luksemburgut dhe Gjermanisë së shpejti, edhe Belgjika, Holanda dhe Irlanda kanë paga minimale mbi 2,000 euro në muaj.