Rreth 1 mijë pacientë morën trajtim në Emergjencën e QKUK-së gjatë fundjavës

Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë fundjavës ka ofruar 992 shërbime mjekësore. Ata kanë trajtuar një numër të madh pacientësh dhe kanë siguruar kujdes shëndetësor të pandërprerë për rastet që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente. Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar: Reanimim – 227 pacientë Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 168 pacientë Trajtime në…

Lajme

03/08/2026 10:29

Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë fundjavës ka ofruar 992 shërbime mjekësore.

Ata kanë trajtuar një numër të madh pacientësh dhe kanë siguruar kujdes shëndetësor të pandërprerë për rastet që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

  • Reanimim – 227 pacientë
  • Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 168 pacientë
  • Trajtime në Emergjencën Internistike – 286 pacientë
  • Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 200 pacientë
  • Shërbime në Sallën e Vogël – 94 pacientë

Nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve:

  • Të rrahur – 6 raste
  • Intoksikime – 5 raste
  • Të lënduar në aksidente komunikacioni – 75 raste
  • Të lënduar me 1 armë të ftohta.

“Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe  85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse. Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes (exitus). Qendra Emergjente vazhdon të funksionojë me kapacitete të plota, duke ofruar kujdes shëndetësor të pandërprerë dhe profesional për të gjithë pacientët që paraqiten për trajtim”, ka njoftuar QKUK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: