Rrëshqitja në rrugën Klinë-Gurrakoc po sanohet, Basha: I kemi marrë masat për eliminimin e rrezikut për banorët në këtë pjesë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se rrëshqitja në rrugën Klinë-Gurrakoc po sanohet. Ai ka thënë se pas rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të trupit të rrugës në Krushevë të Vogël, në rrugën rajonale R204, i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e këtij segmenti dhe eliminimin e rrezikut…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se rrëshqitja në rrugën Klinë-Gurrakoc po sanohet.
Ai ka thënë se pas rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të trupit të rrugës në Krushevë të Vogël, në rrugën rajonale R204, i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e këtij segmenti dhe eliminimin e rrezikut për banorët dhe ngasësit që qarkullojnë në këtë pjesë.
“I falënderojmë qytetarët për kujdesin dhe mirëkuptimin. Po angazhohemi që punimet të zhvillohen me intensitet të lartë, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të sigurisë dhe qarkullimit normal në këtë segment rrugor”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: