Rrëmbimi i 14-vjeçares në Fushë Kosovë, deklarohet policia: E mitura është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar

Dje në Fushë Kosovë një 14-vjeçare u rrëmbye nga disa persona, duke e futur me forcë në veturë. Gjatë këtij incidenti është lënduar edhe nëna e viktimës, e sipas informatave tashmë zyrtare një orë pasi u rrëmbye, 14-vjeçarja është liruar. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për…

Lajme

21/05/2025 10:10

Dje në Fushë Kosovë një 14-vjeçare u rrëmbye nga disa persona, duke e futur me forcë në veturë.

Gjatë këtij incidenti është lënduar edhe nëna e viktimës, e sipas informatave tashmë zyrtare një orë pasi u rrëmbye, 14-vjeçarja është liruar.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili dha detaje shtesë.

“Rreth orës 00:45, policia ka pranuar informatën  për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK.”

Borovci tha se hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e  prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.”, u shpreh ai./Lajmi.net/