Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët
Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit. Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore. Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi dhe një…

Lajme
Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.
Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.
Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.
Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.
I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore.