Rregullojnë marrëdhëniet Mourinho dhe Alli

Menaxheri i Tottenham Hotspur, thotë se është fantastike të shohësh Dele Alli të kthehet në më të mirën e tij.

Sport

25/02/2021 12:07

Spurs po vazhdojnë formën e tyre të mirë në Ligën e Evropës, duke fituar me rezultat 8-1 në përgjithësi ndeshjen ndaj Wolfsberger, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, reprezentuesi i Anglisë, Dele Alli, shënoi një gol shumë të bukur me stilin ‘gërshërë’.

Afati kalimtar i janarit u përcjell me disa thashetheme se Dele Alli do të largohet nga klubi pasi ka probleme me menaxherin Mourinho, mirëpo gjërat janë përmirësuar dukshëm.

Pas ndeshjes, Mourinho tha: “Unë nuk dua të bisedojë për golin sepse të gjithë e pamë se sa i mirë ishte. Por çfarë vlen për mua është performanca e skuadrës, e cila ishte në nivel”, përfundoi ai./Lajmi.net/