Rrëfimi prekës i Gashit: Nuk mund ta pranoj vdekjen…
Gashi ka prekur zemrat e të gjithëve me rrëfimin e sinqertë.

ShowBiz
Reperi Gashi është shumë aktiv në rrjete sociale, përmes së cilave njofton fansat për më të rejat rreth tij, shkruan lajmi.net.
Dy ditë më parë, reperi ka njoftuar se ka humbur një person shumë të dashur për të, një kushërirë me të cilën kishte lidhje të ngushtë.
Ai u shpreh i pikëlluar për këtë humbje në familje, ndërsa së fundi ka emocionuar të gjithë me rrëfimin prekës.
“Humbëm njeriun më të mirë të familjes sot. Shumë thonë gjëra të mira për njerëzit kur largohen, por çdo gjë është fakt… ajo ishte vërtetë një engjëll. Të dua shumë Arjeta dhe lutem që të takohemi sërish një ditë”, shkroi reperi në njoftimin që e bëri atë ditë.
Kurse, sot ai shkroi fjalët prekëse duke thënë se gjatë këtij viti ka kaluar momente shumë të vështira.
“Kam kaluar momentet më të vështira në jetën time në 2020… Njerëzit vazhdojnë më pyesin pse jam i mërzitur, ka shumë arsye të jem i sinqertë… më është thyer zemra. Nuk mund të bëj turne për albumin tim të ri që të largoj mendjen. Gjithashtu, varrosa kushërirën time dje, që ishte një nga njerëzit më të mrekullueshëm! Ajo ishte shumë e re dhe kishte shumë ëndrra të mëdha dhe do të bënte një ndryshim të madh në botë, por jeta ju ndërpre në mes dhe po mendoj për këtë gjë… mendoj se nuk jam shumë i mirë në pranimin e vdekjes. E dua shumë familjen time. Mendoj shumë për prindërit e mi, ata po plaken dhe mendimi se mund të më lënë një ditë… nuk e di nëse do mundem ta përballojë këtë gjë”, shkruan Gashi.
Po ashtu, ai ndau edhe disa mesazhe domethënëse për fansat.
“Por, gjithashtu ndjej se kjo botë është e përkohshme dhe nuk duhet të bie në dashuri me të. Kur largohesh nuk merr asgjë me vete, por veprimet e tu. Dua të jem një djalë më i mirë… person më i mirë me të tjerët, sepse jeta është shumë e shkurtër që të jesh i mërzitur gjatë gjithë kohës. Shpresoj që bota të hapet sërish kështu që mund të bëj çfarë të dua dhe të vazhdoj të bëj diferencën. Gjithashtu pashë këtë fundjavë përse miqtë e vërtetë janë të rëndësishëm. Sepse të gjithë ne do të kemi ditë të këqija dhe do të kemi nevojë për ta gjatë kohëve të këqija. Nuk mund ta kalosh diçka të tillë vetëm. Mos ju frikësoni vdekjes dhe harroni të jetoni. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë. Zoti e di sa më ndihmuan”, përfundon Gashi. /Lajmi.net/