Rrëfimi i turkut: U hodha nga ndërtesa kur nisi të shembej nga tërmeti
Zeki Sysaj, një qytetar në Izmir, është hedhur nga ndërtesa, kur tërmeti e goditi qytetin, raporton CNN.

Bota
“U hodha jashtë në sekondën e fundit kur ndërtesa u shemb”, ka thënë Soysal.
“Aty ishte një grua më e moshuar, por ne e shpëtuam atë. Në ndërtesën afër tonës po provojnë akoma të nxjerrin njerëz nga brenda”, ka shtuar ai.
Një tërmet me magnitudë 7.0 shkallë të Rihterit e ka goditur detin Egje dhe dridhjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Turqi dhe në Greqi.
Së paku tetë persona kanë vdekur në Turqi dhe Greqi, si pasojë e tërmetit.
Dëmet më të mëdha janë bërë në qytetin e Izmirit në Turqi. Raportohet se rreth 20 ndërtesa janë shkatërruar, po ashtu veturat kanë goditur njerëz nëpër qytet.
Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në ishullin grek Samos në detin Egje.