Rrëfim ekskluziv nga Xhavit Visoka: Babai kërkoi para për shërimin e djalit të tij, e pastaj i “avulloi” mbi 100 mijë euro

Katër vjet më parë në rrjete sociale dhe në media ishte bërë thirrje që të ndihmohej financiarit, një 4-vjeçar, Donart Ahmeti, djali i Fidan Ahmeti. E për shumën afër 100 mijë euro, të nevojshme për shërimin e tij, kishte ndihmuar edhe këngëtari Labinot Tahiri. Ndonëse shuma ishte mbledhur në kohë rekord, fatkeqësisht fëmija kishte vdekur,…

Lajme

14/01/2024 18:32

Katër vjet më parë në rrjete sociale dhe në media ishte bërë thirrje që të ndihmohej financiarit, një 4-vjeçar, Donart Ahmeti, djali i Fidan Ahmeti.

E për shumën afër 100 mijë euro, të nevojshme për shërimin e tij, kishte ndihmuar edhe këngëtari Labinot Tahiri.

Ndonëse shuma ishte mbledhur në kohë rekord, fatkeqësisht fëmija kishte vdekur, e Fidan Ahmeti, babai i tij, shumën e mbledhur e kishte mbajtur për vete.

Kështu pretendon Xhavit Visoka ish-boksier, në një rrëfim ekskluziv për lajmi.net.

Ai ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes se si u mashtrua ai dhe këngëtari Labinot Tahiri.

Kur dëgjova që ka ndërruar jetë, unë desha me thirr në telefon me i shpreh ngushëllime edhe me shku me pa, po ai (Fidani) më priti keq.

“……E thirra Labin në telefon, për me shku me pa, edhe me nja dy shokë të Labit jemi shku me pa as s’na kan respektu, as një falenderim Labit nuk ja dhanë. Sipas informative që i kemi nga Turqia janë shku dikund 6 deri 7 mijë euro. Kur i kemi kërku me I kthy paret, se me ato ishin shpëtu edhe 2 apo 3 fmijë tjerë më tha “mu mka vdek djali ju po kërkoni me i kthy paret”, tha ai për Lajmi.net.

Ndiqëni rrëfimin e plotë në videon më poshtë: