Rrëfehet Vinicius, flet për formën e shkëlqyer, Mbappe, Haaland dhe Benzema

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior është duke kaluar formën më të mirë në karrierë.

Sport

23/11/2021 08:26

Jo vetëm që arriti të jetë titullar para Eden Hazard, por bashkëpunimi me Karim Benzema e ka bërë të ngritët në nivel tjetër, transmeton lajmi.net.

Braziliani në një intervistë për “Ell Arguero” ka dhënë një rrëfim, ku flet për të gjitha gjërat.

Lojtari më i mirë në La Liga: “Ju takon njerëzve të vendosin. Jam gjithmonë i fokusuar të ndihmoj klubin dhe të jap versionin më të mirë të vetës”.

Fillimi i sezonit: “Jam shumë i lumtur me fillimin e sezonit. Në pjesën e parë ndaj Granada nuk u ndjeva mirë, por në dhomën e zhveshjes me dhanë fuqi dhe me duhej të rikthehesha siç bëra në pjesën e dytë. Dua të vazhdoj kështu”.

Ancelotti çelësi në përmirësimin tënd: “Nuk është vetëm Ancelotti. Të gjithë ata: Solari, Zidane dhe tani Carlo. Me të kam më shumë besim, më shumë minuta, më shumë kohë për t’i bërë gjërat mirë. Tre vite stërvitje dhe kam minuta për të ndihmuar gjithashtu”.

Çelësi i suksesit: “Besimi është çelësi sigurisht. Kjo është e rëndësishme për çdo lojtar, por mendoj që jam i përgatitur për këtë, më herët nuk e dija se çfarë isha, por tani jam i përgatitur për të qenë në krye dhe të vazhdoj të ndihmoj skuadrën për një kohë të gjatë dhe shumë sezone”.

Karim Benzema: “Karim është lojtar i mirë, më pëlqen të luajë me të, më ndihmon gjithmonë dhe dua të vazhdoj të luajë me të. Tani jemi duke luajtur më shumë bashkë dhe e dimë se çfarë do bëjë njëri-tjetri. Shpresoj që ta fiton Topin e Artë”.

Pedri fitoi çmimin “Djaloshi i Artë”: Sigurisht, të gjithë lojtarë janë shumë të rëndësishme. Ata të japin më shumë besim, por mendoj që bashkëpunimi dhe titujt janë më të rëndësishëm se çmimet individuale”.

A e meritoi Pedri këtë çmim: “Mendoj që po. Ka zhvilluar shumë ndeshje dhe luajtur mirë sezonin e kaluar. Ka luajtur për Barcelonën, Kombëtaren, në Olimpiadë dhe ka pasur sezon të mirë. Mendoj që e meriton”.

Topi i Artë: “Çdo lojtar ëndërron për Topin e Artë, sigurisht. Duhet të vazhdoj të punojë, kam shumë kohë për t’i bërë gjërat mirë dhe të jap versionin më të mirë të vetës, gjë që është e rëndësishme”.

A ishe afër kalimit te Barcelona: “Dy klubet me kërkuan dhe vendosa të shkoja te Real Madrid shkaku i projektit dhe se çfarë bën për mua. Gjithmonë e kam dashur Real Madridin, gjithmonë e kam dashur Cristiano Ronaldon dhe lojtarët e tjera. Zgjodha mirë”.

Spekulimet se ke qarë pas fitores të Barcelonës 6-1 ndaj PSG: “As nuk e pashë ndeshjen. Atë ditë isha në Kampionatin Amerikan Jugor U17. Mendoj se shkaku i kësaj lojë, Real Madrid nënshkroi me mua. Isha lojtari më i mirë, top golashënues”.

Rinovimi: “Çdo lojtar dëshiron të luajë për Real Madridin për një kohë të gjatë. Isha me fat që isha për tre vite dhe dua të jem për shumë tjerë. Dua të kem karrierë siç bëri Cristiano, Sergio apo siç është duke bërë Marcelo”.

Shqetësimet për pagën e ulët: “Jo. Kam kontratën që nënshkrova si 16-vjeçar. Duhet të punoja shumë që të vija këtu. Shumë lojtarë do donin të ishin te Real Madrid. Jam i qetë, është klubi më i mirë dhe dua të jem këtu për një kohë të gjatë. Të gjithë lojtarët duan të bëjnë para, kjo është e qartë, por jam i fokusuar në fushë. Prindërit më thonë, e rëndësishme është të luaj futboll. Sa fitoj është e rëndësishme, por jo më e rëndësishmja”.

A do të pëlqente më shumë Mbappe apo Haaland: “Mbappe është lojtar i mirë, do thosha të dy. Më pëlqejnë të dy. Ata mund të bëjnë epokë si Messi, Cristiano apo ndonjë lojtar tjetër i Real Madridit”.

Në rast që vjen Mbappe dhe Haaland dhe Benzema qëndron, cilin do e largojnë: “Atë do ta vendos trajneri (qesh)”.

Ndërkohë, këtë edicion, Vinicius në 17 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe asistuar plotë shtatë herë./Lajmi.net/